Sport13 Nëntor 2022, 21:24

Formula 1 / Lë pas Hamiltonin dhe vershtapenin, Xhorxh Rasëll korr fitoren e parë në karrierë

Shkruar nga Pamfleti
Formula 1 / Lë pas Hamiltonin dhe vershtapenin, Xhorxh Rasëll korr

Formula 1 / Lë pas Hamiltonin dhe vershtapenin, Xhorxh Rasëll korr fitoren e parë në karrierë

Piloti Xhorxh Rasëll fiton Çmimin e Madh të Sao Paulos në Formula 1. Ky është trofeu i parë në karrierë për anglezin, ndërsa për Mercedes e para e sezonit.

Një triumf i merituar për Rasëll, në një garë që e dominoi gjatë gjithë kohës, duke mos e lëshuar kreun edhe kur në pistë hyri dy herë makina e sigurisë. Ky është trumfi i parë në karrierë për të, që të shtunën kishte fituar edhe garën sprint. Në podium, bashkë me dy pilotët e Mercedes, u ngjit edhe spanjolli Karlos Sainzin me Ferrari.

GEORGE RUSSELL IS A GRAND PRIX WINNER!

He masterfully takes his maiden win, and @MercedesAMGF1's first of 2022!#BrazilGP #F1 @GeorgeRussell63 pic.twitter.com/TkY17hWQAY

— Formula 1 (@F1) November 13, 2022

Gara e Brazilit ishte spektakolare, me aksidente që në startin e saj, ku nuk mungoi edhe një kontakt mes Vershtapen e Hamilton. Kjo bëri që strategjitë e skuadrave në përdorimin e gomave të jenë të ndryshme. Hyrja e makinës së sigurisë edhe 15 xhiro nga fundi e bëri mjaft të bukur fundin e garës.

Ferrari shpresoi shumë për fitoren, por nuk mundi të rivalizojë dot me Mercedes. Çarls Leklerk, që pas xhiros së parë përfundoi në fund pas një kontakti me Norris, e mbylli garën në vendin e katërt. Ai fitoi terren ndaj Serxhio Perez (Red Bull), që u rendit i shtati, pas shokut të tij të skuadrës Maks Vershtapen (i gjashti) e Fernando Alonso (i pesti).

The emotions come flooding out for our new winner ?

Yes @GeorgeRussell63… you really did THAT!#BrazilGP #F1 pic.twitter.com/BLVZrWfjkb

— Formula 1 (@F1) November 13, 2022

Sport Formula 1 Xhorxh Rasëll