Sport10 Shtator 2022, 19:53

Formula 1/ Leklerk i pari në garën e shtëpisë, 9 pilotë me penalizime

Shkruar nga Pamfleti
Formula 1/ Leklerk i pari në garën e shtëpisë, 9 pilotë

Formula 1/ Leklerk i pari në garën e shtëpisë, 9 pilotë me penalizime

Sharls Leklerk me Ferrari siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Monza, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Piloti monegask i “kokëkuqes” dha kohën 1’20”161, duke qenë më i shpejti në pistë, kohë e arritur në përpjekjen e tij të fundit.

LECLERC TAKES POLE AT MONZA!!! ??#ItalianGP @ScuderiaFerrari pic.twitter.com/q4fJfqOUXI

— Formula 1 (@F1) September 10, 2022

Në vendin e dytë u rendit Maks Vershtapen me Red Bull, por që do ta nisë garën nga vendi i shtatë, pas penalizimit. Në total, janë 9 pilotë që kanë marrë penalizime, për shkak të modifikimeve që kanë bërë në makinat e tyre. Kohën e tretë e dha Karlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, ndjekur nga Serxhio Perez me Red Bull. Edhe këta dy pilotë do të kenë penalizime.

The grid penalties in place for Sunday#ItalianGP #F1 pic.twitter.com/gkE6fUqLF2

— Formula 1 (@F1) September 10, 2022

Në vendet 5-6 u klasifikuan dy makinat Mercedes, me Ljuis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll. Ky i fundit do ta nisë garën nga vija e parë (i dyti), pasi ata që janë para tij do të pësojnë penalizime. Në “top-10” u klasifikuan edhe Norris, Riçardo, Gasli dhe Alonso. Gara e nesërme pritet të jetë mjaft interesante, duke parë që mjaft pilotë “big” do ta nisin atë nga mesi apo fundi i renditjes.

QUALIFYING CLASSIFICATION @Charles_Leclerc takes his eighth pole of the season! #ItalianGP #F1 pic.twitter.com/xhIYae12fg

— Formula 1 (@F1) September 10, 2022

Sport çmimi i madh i Italisë Formula 1 Sharls Leklerk