
Formula 1/ Red Bull dominon Belgjikën, leksion Ferraritm Maks Vershtapen nuk njeh rivalë (Video)
Çmimi i Madh i Belgjikës u dominua totalisht nga Red Bulli me Maks Vershtapen që dhuroi spektakël në Spa.
Piloti holandez e nisi garën nga vendi i 14 për shkak të penalizimeve për ndërrimin e motorit në makinë dhe brenda 12 xhirove, 24-vjeçari e pa veten në krye të garës.
Lëklerk, i cili ishte gjithashtu i penalizuar, e nisi garën në vendin e 15, por për shkak të disa problemeve në makinë nuk shkoi më shumë se vendi i 5, duke humbur dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke u kaluar nga Perez, i cili e përfundoi garën në vendin e dytë.
Ferrari mund të gëzohet me vendin e tretë të Sainz, i cili plotësoi podiumin, ndërsa Mercedez mori vetëm një vend të katërt me Rasëll, teksa Hamilton u largua që pas xhiros së parë, pas një përplasje me Fernando Alonson.
Kështu Vershtapen shkon shumë pranë titullit të dytë kampion me 284 pikë të grumbulluara, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez me 191 pikë, ndërsa Lëklerk numëron vetëm 186 pikë në vendin e tretë.
Për sa i përket konstruktorëve, Red Bulli mund të quhet kampion me 475 pikë të grumbulluara, ndërsa Ferrari krijon distancë nga Mercedezi për vendin e dytë.