Sport20 Nëntor 2022, 18:16

Formula 1/ Vershtapen e mbyll sezonin me fitore, Leklerk dhe Ferrari sigurojnë vendin e dytë

Shkruar nga Pamfleti
Formula 1/ Vershtapen e mbyll sezonin me fitore, Leklerk dhe Ferrari

Formula 1/ Vershtapen e mbyll sezonin me fitore, Leklerk dhe Ferrari sigurojnë vendin e dytë

Piloti holandez, Maks Vershtapen me Red Bullin fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, zhvilluar në pistën e Yas Marina (gara e fundit e sezonit). Një fitore pa shumë mund e kampionit të botës, që e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit. Ai la pas monogaskun e Ferrarit, Sharls Leklerk (i dyti), ndërkohë që në podium u ngjit edhe meksikani Serxhio Perez (i treti) me makinën tjetër Red Bull.

Vendi i dytë i Leklerk në këtë garë ishte shumë i rëndësishëm për të, pasi u klasifikua në vendin e dytë edhe në renditjen e përgjithshme për pilotë, duke lënë pas pikërisht Perez. Strategjia me një ndalesë e pilotit të “kokëkuqes” i dha frutet e saj këtë herë, duke parakaluar meksikanin, që bëri një ndalesë më shumë. Vendin e dytë në botërorin për konstruktorë e zuri edhe Ferrari, që la pas Mercedes (kampione doli Red Bull).

MAX VERSTAPPEN WINS AT YAS MARINA!!! ?

Leclerc holds off Perez to take second in the race and the drivers' championship ?#AbuDhabiGP #F1 pic.twitter.com/b95pV4S3mC

— Formula 1 (@F1) November 20, 2022

Pikërisht sfida për vendin e dytë ishte kryefjala e kësaj dite, me Leklerk e Ferrari që bënë një hap të madh në këtë garë të fundit, duke rrezikuar disi me strategjinë, por që në fund dha rezultat. Në vendin e katërt u rendit spanjolli i Ferrarit, Karlos Sainz, që la pas britanikun Xhorxh Rasëll me Mercedes, ndërsa Ljuis Hamilton u tërhoq pak xhiro nga fundi. Gjermani Sebastian Vetel, që zhvilloi garën e fundit, u rendit i dhjeti.

Cue the donuts! ? #AbuDhabiGP #F1 pic.twitter.com/c2z7w8JfCA

— Formula 1 (@F1) November 20, 2022

Sport Formula 1 Maks Vershtapen piloti holandez