Sport 9 Tetor 2022, 17:32

Formula 1/ Vershtapen shpallet kampion për të dytin vit radhazi, shuma që përfiton piloti holandez pasi u shpall kampion

Shkruar nga Pamfleti
Formula 1/ Vershtapen shpallet kampion për të dytin vit radhazi, shuma

Formula 1/ Vershtapen shpallet kampion për të dytin vit radhazi, shuma që përfiton piloti holandez pasi u shpall kampion

Maks Vershtapen fiton garën e Japonisë dhe shpallet kampion i Botës për të dytën herë radhazi!  

Pas tre orësh me një mot të paqendrueshëm me shi, gara përfundon me triumfin në fund të 25-vjeçarit, i cili la pas shokun e tij të skuderisë, Serxho Perez dhe podiumin e plotëson piloti i Ferrarit, Sharls Lëklërk. 

Shuma financiare që do të përfitojë piloti holandez mund të arrijë në 50 milionë euro, pak më shumë se sa fiton Hamilton.   

Por veç shpërblimeve, Vershtapen merr edhe një rrogë të mirë. Sepse ato mund të rriten deri në 15 milionë shtesë. Në këtë rast, për shembull, piloti britanik do të kishte përfituar vetëm gjashtë. Por ato 15 do të fitohen, nëse Maks do të plotësonte secilën nga kërkesat e parashikuara në kontratë, diçka që llogaritet se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Formula 1. 

Ljuis Hemilton e përfundoi garën në vendin e katërt, Vetel në vendin e gjashtë, ndërsa Alonso në të shtatin. 

Karlos Sainz i Ferrarit dhe Aleksandër Albon i Uillams kanë dalë jashtë pistës. 

Renditja finale e kampionatit Botëror është me Vershtapen në vendin e parë me 366 pikë, Perez me 253 pikë, Lëklërk me 252 pikë, Rasëll me 207 dhe Sainz me 202 pikë. 

Sport #përfundon falja e pilotit: Formula 1 Maks Vershtapen