
Formula 1/ Vershtapen thellon diferencën me rivalët, Leklerk rikuperon 14 pozicione
Maks Vershtapen me Red Bull fitoi sot në mbrëmje garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montrealit. Ai e komandoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke mos e dorëzuar atë edhe kur në pistë hyri makina e sigurisë, që rihapi garën. Ai shkëputet 46 pikë nga ndjekësi më i afërt, shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, që u tërhoq nga gara.
I dyti u klasifikua spanjolli i Ferrarit, Karlos Sainz, që gjatë 15 xhirove të fundit sulmoi holandezin, por pa sukses, duke mos e parakaluar dot. Në vendin e tretë u rendit 7 herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Ljuis Hamilton me Mercedes, që rikthehet në podium pas disa garash.
MAX WIIIIIINS IN CANADA ?
He takes his sixth win of the season, with Sainz chasing him the the very end! ? Hamilton comes home third#CanadianGP #F1 pic.twitter.com/6G3mLMa379
— Formula 1 (@F1) June 19, 2022
Një garë mjaft interesante, karakterizuar edhe nga dy “makina të sigurisë virtuale”, duke bërë që skuadrat të aplikojnë strategji të ndryshme për gomat. Gjithsesi, Vershtapen ishte i pakapshëm nga rivalët, duke treguar edhe një herë se është kampion bote, duke korrur suksesin e 6 sezonal.
Një rezultat pozitiv arriti edhe Sharls Leklerk me makinën tjetër Ferrari, që u nis nga vendi i 19 dhe e mbylli atë në vendin e 5. Para tij u klasifikua makina tjetër Mercedes, ajo e Xhorxh Rasëll. Në “top-10” u renditën edhe Okon e Alonso me Alpine, Botas e Zhu me Alfa Tauri si dhe Stroll me MekLaren.
? TOP 10 (LAP 70/70) ?
Verstappen
Sainz
Hamilton
Russell
Leclerc
Ocon
Alonso
Bottas
Zhou
Stroll#CanadianGP #F1 pic.twitter.com/L8eWII0lIw
— Formula 1 (@F1) June 19, 2022