Bota18 Janar 2023, 18:42

Forumi i Davos, Zelensky: Ne nuk e filluam këtë luftë, por ne do ta përfundojmë atë

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror përmes një lidhjeje nga Kievi, ku insistoi se Ukraina do arrijë të mbizotërojë në luftë.

Zelensky tha se edhe pse vendi i tij nuk e filloi konfliktin, do të ishin ata do ta përfundojnë këtë lufë.

Ne do ta përfundojmë atë. Ukraina po qëndron fuqishëm dhe e vendosur”, u shpreh Zelensky i cili nuk ngurojë të kërkojë sërish që aleatët të vazhdojë ta furnizojë ushtrinë e tij me ndihma ushtarake.

Ai tha se furnizimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore duhet të tejkalojnë sulmet ruse. Ukraina është pajisur me një numër sistemesh të mbrojtjes ajrore Patriot, ku më i fundit është konfirmuar nga Holanda të martën në mbrëmje.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë rezistuar për gati një vit. Veprimet e shpejta kanë sjellë rezultate, të tilla si marrëveshja e grurit dhe uniteti i energjisë. Kjo ka shpëtuar miliona jetë, jo vetëm në Ukrainë. Rusia po eksporton terror në mbarë botën ndërsa Ukraina po ofron një plan 10 hapash për t’i dhënë fund luftës. Reagimi i botës duhet të tejkalojë lëvizjen e ardhshme ushtarake të Rusisë dhe furnizimi i tankeve perëndimore duhet të kalojë vendosjen e radhës të tankeve ruse. Furnizimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë duhet të tejkalojnë sulmet ruse”, tha ai.

I pyetur për vendin e Rusisë në botë, Zelenskyy tha se ajo tashmë ndodhet në mesin e terroristëve.

Unë mendoj se Rusia tashmë ka fituar një vend në mesin e terroristëve dhe kjo nuk varet më nga lidershipi i tyre,” tha ai, teksa shtoi se Moska duhet të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

Bota Davos Forumi Zelensky