Politike 9 Dhjetor 2022, 11:34

Forumi i TRT në Stamboll, Rama lavdëron Erdogan: Pa të, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë!

Shkruar nga Pamfleti
Forumi i TRT në Stamboll, Rama lavdëron Erdogan: Pa të, muret e

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të TRT ku tha se kancelarja Merkel i hapi derën emigrantëve në Gjermani por sipas tij, pa Erdogan muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë.

Ai më tej lavdëroi presidentin turk, duke e vënë theksin te roli i Turqisë në luftën mes Ukrainës e Rusisë.

“Është gjithnjë një ndjesi e veçantë rikthimi në Stamboll. Dhe sinqerisht nuk mund të gjej një vend më vibrues ku dikush mund të flasë për rikthimin e konflikteve gjeopolitike. Kjo lidhet pjesërisht me faktin qe Turqia ka një politikë multifunksionale në gjeopolitikë. Ka një njohe të thellë të lindjes së mesme dhe Mesdheut dhe shumë i lidhur me Detin e Zi e Azinë qendrore.

Por, ka të bëjë gjithashtu me rolin e Turqisë në luftën mes Ukrainës e Rusisë, është një shembull model i aktivizimit të moderuar. Ankaraja ka ulur vellon e të qenit anëtare e NATO-s dhe ka veshur petkun e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë”, tha Rama.

Politike Rama Stamboll TRT Forum