Aktualitet22 Maj 2018, 20:26

Foto/Aksident në Gjirokastër, makina e italianit përfundon në kanal, plagosen 4 të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Foto/Aksident në Gjirokastër, makina e italianit përfundon në kanal, plagosen 4 të rinj

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në GJirokastër, ku katër të rinj kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku ka dalë nga rruga mjeti autoveturë, tip “Fiat” me targa italiane ES 440 CA, me drejtues shtetasin Italian M.P., 20 vjeç, banues në Bari.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në mjet ndodheshin edhe tre shtetas shqiptarë, përkatësisht M.S., 17 vjeç, Xh.S., 20 vjeç dhe F.Gj., 19 vjeç të tre banues në Tiranë.

Shtetasit u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, me dëmtime të lehta, të cilët ndodhen nën kontrollin e mjekëve, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.

Aktualitet 4 të rinj aksident Gjirokastër te plagosur