Showbiz 7 Nëntor 2018, 13:47

Foto e ditës, që “dogji” intrigat, pazaret dhe ëndrat e natës të Sali R. Berishës e Ilir R. Metajt

Shkruar nga Pamfleti
Foto e ditës, që “dogji” intrigat, pazaret dhe ëndrat

Foto e ditës, që “dogji” intrigat, pazaret dhe ëndrat e natës të Sali R. Berishës e Ilir R. Metajt

 Me pak humor, nga strufulla e specive të mbetura të tranzicionit, që po gajasin gjithë dynjanë, me përpëlitjet mjerane, për të shpëtuar “lëkurën” nga përballja me ligjin

Dje mbrëma e deri në mesnatë, të gjitha emisionet televizive, nxorën hapur “misionet” e tyre, agjitatorët e kryetarëve të partive, të cilët, i nisën e i mbyllën debatet, me “CV” dhe gradat e Sandër Lleshajt, me mendimin e Ilir Metës dhe qëndrimin e Edi Ramës.

Komentatorët mbështetës të mazhorancës, me dijeni të plotë, se do veprohej siç u veprua, mbronin variantin që zbatoi Rama në parlament, ndërsa komentatorët e PD-LSI, me detyrën për të trembur, bënin thirrje, që Rama nuk duhej ta emëronte Sandër Lleshaj zv/ministër, mbasi e ndalonte kushtetuta, ndaj dhe sipas tyre, u ndalua nga presidenti. Paralelisht me ta, me mendësinë e një pronari guroreje, Ilir R. Meta nisi presionet me kapadaillëkun e menderosur katundaresk, se ishte “cub dhe nuk mund ta sfidojë dot askush e nuk pyet për askënd”.

Pa zbardhur dita, ish-kryeministri Sali R. Berisha, siç duket i gënjyer e tallur si përherë, prej atyre që përveç miliardave i kanë marrë edhe “erzin” (dinjitetin), doli e tha, se Edi Rama, ishte trembur nga “trimëria” e Ilir Metajt, nga takimi natën i Xhafajt me Metajn, por më tepër, nga parlajmërimet juridiko-shkencore të Fahro Balliut, Çim Pekës, Çim Gjatës, Tit Vasalit, Tur Zhejit e Ed Palokës.

Vetëm 1 orë para nisjes së seancës parlamentare, Edi Rama, publikoi një foto, bërë me Sandër Lleshajn, ku kishin pozuar të qeshur me diçiturën “Fotoja e ditës”, dhe pas seancës parlamentare, publikoi një foto po me pamje të qeshur, me ish-ministrin Xhafaj.

Gjatë natës që kaloi, as ish-kryeministri Sali R. Berisha, as Presidenti Ilir R. Metaj dhe as agjitatorët e tyre, nuk janë ndjerë të qetë, mbasi pasi janë lodhur me intriga e pazare, janë mbërthyer nga ankthet dhe ëndrrat, për të ndodhur ajo që porositi shef Likja…

Mirëpo fotoja e ditës “Rama-Lleshaj”,tregoi se ua “dogji” ëndrrat, ankthet, intrigat dhe pazaret e natës./Pamfleti

Funny Foto e ditës pazaret dhe ëndrat e natës të Sali R. Berishës e Ilir R. Metajt që “dogji” intrigat