Showbiz 4 Tetor 2018, 21:28

Foto/ E kapur dorë për dorë me Albanin, Çiljeta tregon unazën në gisht, gjërat mes çiftit qenkan bërë serioze

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ E kapur dorë për dorë me Albanin, Çiljeta tregon unazën në gisht, gjërat mes çiftit qenkan bërë serioze

Prej kohësh këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka qenë në qendër të thashethemeve të mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Alban Hoxha, marrëdhënie të cilën e ka zyrtarizuar vetëm së fundmi.

Një muaj më parë, ajo zbuloi gjatë një interviste planet për martesë që ëndërronte ti realizonte në të ardhmen, duke treguar se dëshironte shumë një ceremoni buzë detit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Pas planeve për martesë, ditën e sotme Çiljeta ka treguar për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht. Ajo ka publikuar një foto të ëmbël të duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, ku vëmendjen e ka tërhequr unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregon se gjërat mes çiftit janë bërë tepër serioze.

 

Showbiz