Aktualitet 5 Shtator 2018, 10:17

Foto e rrallë! Kur Nënë Tereza qeshte me Presidentin e SHBA në Shtëpinë e Bardhë, përkujtimi i veçantë që i bën Dona

Shkruar nga Pamfleti

Dita e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës është përkujtuar dhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Ambasada amerikane ka shpërndarë një foto tepër të veçantë dhe mbresëlënëse të të madhes Nënë Tereza, teksa kjo e fundit shfaqet në krah të Presidentit të SHBA, Ronald Regan, duke qeshur.

Fotoja është shkrepur në vitin 1986, ku Nënë Tereza ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa bisedon në krah të Presidentit Regan. Ndërkohë, 10 vite më vonë, më 1996, vetëm një vit para se nëna e lirisë, nëna e të gjithë botës të mbyllte sytë përgjithmonë, ajo mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton

“Foto e Ditës | 13 qershor, 1986. Presidenti Ronald Regan qesh së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederik, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë. Nënë Teresa u dekorua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Regan dhe mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton në 1996. #DitaEShenjterimitTeNeneTerezes”, thuhet në postimin e ambasadës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Donald Lu nene tereza shenjterimi