
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë pjesë e protestës së opozitës. Gazetarët e pyetën se cila ishte arsyeja që ai ishte bërë pjesë e kësaj proteste dhe cilat ishin shqetësimet e tij.
Berisha u duk i bezdisur nga kamera, ndërsa u përgjigj se ishin të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë.
Ai refuzoi të përgjigjej më tej duke thënë se nuk dëshironte të vijonte më tej intervistën.
Por një ditë më parë atij i doli një foto ku shfaqej nën shoqërinë e Dorian Duçkës, i cili po ashtu është pjesë e skandalit “McGonigal”. Ata ishin duke udhëtuar bashkë në një avion.