Aktualitet 5 Shtator 2018, 09:04

Foto-Emri/ Kush është shqiptari hero që rrezikoi jetën për të shpëtuar grekët nga zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Foto-Emri/ Kush është shqiptari hero që rrezikoi jetën

Foto-Emri/ Kush është shqiptari hero që rrezikoi jetën për të shpëtuar grekët nga zjarri

Një shtetas shqiptar do të marrë së shpejti nënshtetësinë greke. Lajmin e bëri të ditur, kryemistri Alexis Tsipras nëpërmjaet një video në rrjetet sociale. Agim Cufe, nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shkatërrua nga zjarri dhe ku humbën jetën 98 njerëz, do të marrë nënshtetësinë greke, pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar me dhjetëra persona.

Burime të Ministrisë së Brendshme thanë se tashmë është hartuar propozimi për Presidentin e Republikës për tre peshkatarët; shqiptarin dhe dy egjiptianet. 

Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish. Përveç shqiptarit, Ministria e Brendshme greke bën të ditur se i ka dërguar Presidentit një dekret për dhënien e nënshtetësisë Honoros Causa dhe për dy emigrantë egjiptianë, që jetojnë prej vitesh në Greqi.

Statusi i Alexis Tsipras në Twitter:

“Peshkatarët e Nea Makrit, vendasit dhe emigrantët, dhanë një betejë heroike gjatë tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti njeh vetë-sakrificën e tyre. Ne i falënderojmë ata, sepse ne i konsiderojmë këta njerëz tashmë qytetarët tanë”.

Kreu i qeverisë greke, ndër të tjera, tha se shteti nuk do ta harrojë atë që ndodhi dhe do të bëjë çdo gjë për rilindjen e zonës nga shkatërrimi katastrofik. Nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës më 23 korrik, gjetën vdekjen 98 persona, ndërsa me dhjetëra të tjerë mbetën të dëmtuar. Mes viktimave ishin dhe dy shqiptar, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.

Aktualitet Agim Cufe emigranti shqiptar