Showbiz31 Mars 2018, 12:21

Foto/ Frikë për Schwarzenegger! Aktori shtrohet urgjentisht në spital për…

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Frikë për Schwarzenegger! Aktori shtrohet urgjentisht në spital për...

Frikë për Arnold Schwarzenegger-in, ku sipas sitit Tmz – i është nënshtruar një ndërhyrje urgjente në zemër. Aktori dhe ish guvernatori i Kalifornisë, aktualisht 70 vjeçar, iu desh të shtrohej në një klinikë të Los Angeles-it për të zëvendësuar një valvul zemre, por siç duket gjërat nuk shkuan mirë dhe iu nënshtrua një operacioni të dytë pak orë më vonë.

Sipas informacioneve është bërë e ditur që ai i është nënshtruar dhe më parë një ndërhyrje tjetër në zemër në vitin 1997, e cila u komentua nga aktori thjesht si trashëgimi, dhe që nuk kishte të bënte me efektet anësorë të steroidëve. Aktualisht sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij duket e stabilizuar.

Në vitet e fundit është vënë re që aktori i famshëm ka marrë pjesë në mënyrë aktive duke polemizuar me presidentin aktual Donald Trump, në lidhje me luftën kundër ndryshimeve klimaterike që po pëson vendi. /PamfletiMAGAZINE


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Foto/ Frikë për Schwarzenegger! Aktori shtrohet urgjentisht në spital për...