Showbiz10 Prill 2018, 13:01

Foto/ Kemi dasmë! Moderatorja e famshme shqiptare martohet së shpejti

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Kemi dasmë! Moderatorja e famshme shqiptare martohet së shpejti

Një tjetër dasmë parashikohet të mbahet shumë shpejt.

Moderatorja e DigitAlb, Jona Spahiu, do t’i japë fund beqarisë me të dashurin Frenkli Ymeri.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Lajmi i papritur u bë i ditur gjatë ditës së sotme në emisionin radiofonik të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio.

Moderatorët thanë se sipas një burimi të sigurt pranë familjes së të dashurit të saj, dyshja do të martohet së shpejti.

Bukuroshja e ekranit ka muaj që ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Çifti bashkëjeton prej kohësh, ndërsa vendimi për të lidhur kurorë përforcon edhe më tej marrëdhënien e tyre.

Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri janë njohur në ambientet e Digitalb, pasi Frenkli punon si komentator sportiv. Frenkli ka edhe një biznes që merret me servise ndriçimi për koncerte, evente, dasma dhe me organizimin e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

Showbiz