Showbiz 9 Maj 2018, 11:56

Foto/ Majlinda Bregu uron ditën e Europës në një mënyrë mjaft origjinale dhe emocionuese

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Majlinda Bregu uron ditën e Europës në një mënyrë mjaft origjinale dhe emocionuese

Data 9 maj njihet si dita e Europës dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka përdorur një mënyrë shumë origjinale për të përcjellë tek shqiptarët urimet për këtë ditë.
Ajo ka zgjedhur tre emrat me të cilët Shqipëria po krenohet këto ditë, ndërkohë që po mbahet Festivali Europian i Këngës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bregu ka përzgjedhur një foto të tre shqiptarëve që në eurovizion përfaqësojnë shtete të ndryshme, për të përcjellë urimin e saj.

“Gëzuar ditën e Europës “- ka shkruar ajo bashkangjitur fotos së treshes, Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira publikuar në “Instagram”.

Në 9 maj të vitit 1950 u hodh hapi i parë nga Ministri i Jashtëm i Francës Robert Shuman, në krijimin e atij që sot njihet si Bashkimi Evropian.

codramol
smile

Showbiz