Aktualitet 6 Korrik 2018, 23:30

Foto/Pas eliminimit të Brazilit nga Botërori, Rama ironizon me yjet e futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Foto/Pas eliminimit të Brazilit nga Botërori, Rama ironizon me yjet e futbollit

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve për humbjen e Brazilit sot përballë Belgjikës, duke u eliminuar kështu nga Botëror 2018.

Mes ironisë kreu i qeverisë ka publikuar një fotomontazh, ku shihen yjet e futbollit, skuadrat e të cilëve u eliminuan nga botërori.

Në një krah të fotos shihen Mesut Ozil i Gjermanisë, Leo Messi i Argjentinës, Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Sergio Ramos i Spanjës të hipur në një motor, ndërsa Neymar i Brazilit i pret në autostop./Balkanweb

 

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Botërori Ironizon Rama Yjet e futbollit