Politike13 Qershor 2022, 22:48

“Foto te kangjellat e Shtëpisë së Bardhë dhe drekë me këngëtarë dasmash”, Kreshnik Spahiu ironizon vizitën e Metës në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
“Foto te kangjellat e Shtëpisë së Bardhë dhe

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar vizitën e presidentit Ilir Meta në SHBA.

Ky i fundit mori sot pjesë në festën e themelimit të shoqatës Vatra. Spahiu në rrjetet sociale ka publikuar dhe “axhendën” e takimeve të presidentit.

Spahiu ka bërë një ironi therëse për Metën, i cili nuk është pritur nga askush në SHBA.

Postimi i plotë

Axhenda e Presidentit Ilir Meta në SHBA:

– Takim me shoqatën e pensionistëve Vatra,

– Mëngjes: kafe me 7 student skraparlli në SHBA,

– Blerje kostumesh dhe kollaresh në China Toën,

– Drekë dy këngëtare dasmash shqiptare New Jersy,

– Intervistë me Radion shqiptare,

– Foto tek kangjellat e Shtëpisë Bardhë nga trotuari,

– Foto me policin e trafikut rrugor,

– Foto me stjuardeset e United Airline ne kthim.

Politike Meta SHBA Spahiu