Showbiz19 Prill 2019, 18:55

Foto/ Vajzat e ekranit dhe sponsorët trafikantë që qëndrojnë pas tyre

Shkruar nga Pamfleti

Vajzat e ekranit dhe sponsorët trafikantë që qëndrojnë pas tyre

“Kemi punuar me mish e shpirt për të arritur deri këtu”.

Kjo është fjalia lakonike e vajzave që shfaqen në ekranin shqiptar, të cilat më shumë se në konkurrencë performance janë në garë formash trupore.

Po a janë lodhur në të vërtetë moderatoret shqiptare për t’ja arritur vërtët kësaj dite? Në fakt çdo gjë me mund arrihet, por se çfarë djerse derdhet është zgjedhje e gjithësecilit. Në varësi të elasticitetit.

Në optikën tonë sot është moderatorja Viola Spiro. Ajo u bë e njohur kur ishte velinë në ‘Fiks-Fare’. Një dorë tjetër i dha lidhja me Arjon Muçën, ish- banorin e BB dhe moderator. Pas ‘Fiks-Fare’, Viola u bë moderatore sporti në ‘Digitalb’.

Pas ndarjes me Arjonin, bukuroshja “tak-fap” u hodh në krahët e dikujt tjetër. Me një dallim se ky “dikushi” ishte pasanik. Ndërkohë që Viola shijonte luksin dhe dashurinë, çifti u trondit.
Policia italiane gjatë një aksioni antidrogë u vendos në pranga edhe i dashuri i moderatores, Viola Spiro. Valentin Selaj i dashuri i Viola Spiros thuhej se kishte një rol shumë të rëndësishëm në grupin e trafikukut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në Fierence, përmes shtetit të Holandës. Po ashtu në Lezhë ku Selaj kishte investuar paratë e drogës iu sekuestruan 1.4 milionë euro.

Kjo ngjarje u kalua në heshtje nga moderatorja, por edhe i dashuri i saj “Bos” u la i lirë pas disa muajsh.

Dhe bukuroshja bionde vijon të shijojë luksin. Spiro shihet në vende luksoze, me veshje dhe aksesorë të shtrenjtë që zor të justifikohen me pagën që merr ajo.

A është ‘sponsori’ i saj i dashuri, i cili u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike dhe prostitucion?! A është Viola ‘deti’ edhe ku lan lekët ‘Bosi’ i saj?! Këtë nuk e dimë ende, por diçka është e qartë që Viola po e shijon në maksimun këtë luks.

Gjithçka mbetet për t’u parë, është drejtësia ajo që do flasë fjalën e fundit për këtë trend që po “shkatërron” modelet.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz