alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Foto& video/ Razma, perla e qelbur nga plehrat. Ku i çon krye-bashkiaku Tonin Marinaj 300 milionë lekë buxhet e taksë pastrimi?

13/01/2022, 11:05
ne Kryesore, Turizem
A A
Foto& video/ Razma, perla e qelbur nga plehrat. Ku i çon krye-bashkiaku Tonin Marinaj 300 milionë lekë buxhet e taksë pastrimi?

Foto& video/ Razma, perla e qelbur nga plehrat. Ku i çon krye-bashkiaku Tonin Marinaj 300 milionë lekë buxhet e taksë pastrimi?

Kur nuk pastron Razmën, nuk ka asnjë dyshim, që për krejt Shkrelin dhe njësitë e tjera të banuara si Koplik, Gruemirë, Qendër, Kastrat e Kelmend; kryebashkiaku nuk do t’i dijë fare për plehrat, paçka se familjeve dhe bizneseve ua zhvat taksën mujore të pastrimit; por nuk bëhet pastrim, sepse milionat që duhet të shpenzohen për karburant, servise e pjesë këmbimi makinash të mbetjeve, përfundojnë për makinat e kryetarit dhe bizneseve të tij, të shokëve, shefave e sekretareve

Denoncimet që kanë ardhur në “Pamfleti” nga banorë e vizitorë të Razmës, tregojnë mbulimin nga plehrat, të cilat nuk e shqetësojnë kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, por duhet të alarmojnë qeverinë, mbasi kjo zonë është perlë dhe simbol  i turizmit malor në qarkun verior.


-Lexo edhe:

BE mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave

Agjentët dhe zyrtarët pazare me informacionet sekrete, 10 dosje nën hetim nga prokuroria për shitje të dhënash; zbardhet raporti

Banorët por dhe zyrtarë të bashkisë, thonë se plehrat janë skenar i kryebashkiakut Tonin Marinaj e grupit të tij mafioz, për të krijuar emergjencë ekologjike si në Durrës e Vlorë, me qëllim sajimin e ndonjë koncesioni apo zhvatje milionash shtesë.

Gjersa Razma po tejmbushet me plehra, të hedhura në qendër e pikat më të frekentuara të saj; kryeministri Rama duhet të verifikojë zhdukjen e 300 milionë lekë fonde shteti për mbetjet dhe të ardhura nga taksa e pastrimit, që Bashkia Malësi e Madhe mbledh çdo vit

Në letrat që firmos kryebashkiaku Tonin Marinaj, zona turistike e Razmës figuron e pastruar dhe me menazhim perfekt mbetjesh; mirëpo pamjet tregojnë se mbetjet janë prezent, shtohen përditë dhe nuk grumbullohen e nuk pastrohen as të paktën 4 herë në javë siç e ka grafikun bashkia.

Për shkak të statusit që ka Razma, bashkia duhet t’i grumbullojë e t’i pastrojë përditë plehrat në këtë qendër turistike, qoftë dhe duke caktuar 2 punonjës pastrimi e 1 makinë, mbasi Bashkia ka 53 punonjës grumbullimi dhe 7 automjete teknologjike e 1 kamionçinë për evadim mbetjesh.

Por kryebashkiaku Tonin Marinaj nuk e bën, ndërkohë që vetëm sektori i shërbim-pastrimit, ka 1 drejtor, 3 shefa e 9 punonjës administrate brenda zyrave qendrore të bashkisë, të cilët hartojnë evidenca e raporte fiktive, sikur pastrimi në Razëm dhe në 6 zona bëhet rregullisht.

Razma nuk mund të lihet e qelbur me plehra, për shkak se është burim të ardhurash nga turistët, pushuesit dhe vizitorët e çdo stine, të cilët shkojnë jo vetëm për kulinarinë, alpinizmin, ajrin e pastër e natyrën magjepsëse, por dhe për turizëm gjeografik, historik, biologjik, zoologjik etj.

Kontakti me plehrat që kanë mbuluar hyrjen dhe mjediset e akomodimit, shëtitjes, çlodhjes e eksplorimit në Razëm, i zhgënjen turistët, sidomos të huajt; dhe i bënë të mos shkojnë më atje, paçka se ka dhe investime me standarde të larta.

E kur bashkia nuk pastron Razmën, nuk ka asnjë dyshim, që për krejt Shkrelin dhe njësitë e tjera të banuara si Koplik, Gruemirë, Qendër, Kastrat e Kelmend, kryebashkiaku Tonin Marinaj, nuk do t’i dijë fare për plehrat, paçka se familjeve dhe bizneseve ua zhvat taksën mujore të pastrimit.

Saktësojmë se Bashkia Malësi e Madhe ka 497 konteinerë të vendosur në 323 pika, ndërsa në Razëm ka vetëm 2 konteinerë volum 1.1/m3, ndërkohë që çdo ditë dalin 36 m3 mbetje, të cilat grumbullohen 2 herë në javë e për rrjedhojë… plehrat hidhen në rrugë e natyrë.

FAKT/ Dhe në gjatësinë prej 31 kilometër liqen që administron Bashkia Malësi e Madhe, janë 22 zona të mbushura me plehra buzë liqenit, të cilat shtohen si volum e zgjerohen si sipërfaqe.

Mirëpo nuk pastrohen, paçka se milionat shpenzohen, shumica për karburant, servise e pjesë këmbimi makinash të mbetjeve, por që përfundojnë për makinat e kryetarit Tonin Marinaj dhe mjetet e bizneseve të tij, të shokëve, shefave e sekretareshave të bashkisë./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

BE mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave

30/06/2022, 21:54
Anti-Mafia

Agjentët dhe zyrtarët pazare me informacionet sekrete, 10 dosje nën hetim nga prokuroria për shitje të dhënash; zbardhet raporti

30/06/2022, 21:26
Forum

Halli i madh i Saliut dhe stani me lepuj në PD

30/06/2022, 19:34
Kryesore

Sinjale pozitive për negociatat/ Shkupi merr në dorë propozimin francez, javën që vjen pritet mbledhja qeveritare Shqipëri-BE

30/06/2022, 17:38
Aktualitet

Rama bën gati ligjin, kultivimin e kanabisit ja beson Krifcës dhe Manastirliut; detajet si do të lulëzojnë parcelat me drogë

30/06/2022, 16:46
Aktualitet

Skandali në vetting/ SPAK dërgon për gjykim Etleda Çiften, anëtarja e KPK ka fshehur dhe falsifikuar pasurinë

30/06/2022, 13:35
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Dhuna në PD, Berisha shkon në Prokurori për të dëshmuar: Po thirrem nga Rama, jo nga Basha

Dhuna në PD, Berisha shkon në Prokurori për të dëshmuar: Po thirrem nga Rama, jo nga Basha

Diktatura e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës

Diktatura e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Shaip Kamberi rizgjidhet deputet

01/07/2022, 9:24

Ukraina ndihmon Evropën me energji elektrike, sfidon varshmërinë ruse

01/07/2022, 9:21
Çfarë fshihet pas propozimit francez?! “DW”: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit

Çfarë fshihet pas propozimit francez?! “DW”: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit

01/07/2022, 9:21
Biden: Ukraina do të ndihmohet me 600 tanke, 600 mijë armë anti-tank, raketa kundër anijeve dhe artileri shtesë

Biden: Ukraina do të ndihmohet me 600 tanke, 600 mijë armë anti-tank, raketa kundër anijeve dhe artileri shtesë

01/07/2022, 9:18
Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Të protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Do protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

01/07/2022, 8:58
Kërkoi "kokën" e 33 militantëve të dyshuar kurdë, Suedia i përgjigjet Erdoganit: Gjykatat vendosin për ekstradimin e qytetarëve të huaj!

Kërkoi “kokën” e 33 militantëve të dyshuar kurdë, Suedia i përgjigjet Erdoganit: E vendos Gjykata!

01/07/2022, 8:48

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In