Aktualitet21 Shtator 2018, 11:52

Foto/ Zyrtari i korruptuar i LSI dreka e darka me deputetin multimilioner të Metës. Çfarë e lidh juristin e Hipotekës me Ag

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Zyrtari i korruptuar i LSI dreka e darka me deputetin multimilioner të Metës. Çfarë e lidh juristin e Hipotekës me Agron Çelajn?

Ndonëse nuk e dimë se çfarë lidhje kanë dy zyrtarët e LSI, ajo që dihet me siguri është fakti se si Çelajn edhe Bletajn i lidh ideja për të vjedhur sa më shumë, ‘gjaku hajdut’ i Metës

LSI është partia më hajdute në vend, që synon poste me qëllimin vetëm për të vjedhur sa më shumë. Shumë zyrtarë të partisë së kryehajdutit Ilir Meta kanë përfunduar pas hekurave apo nën hetim, pas milionave të vjedhura në çdo sektor.

Rasti më i fundit është ai i Hipotekës në Shkodër, ku është zbuluar një skemë korrupsioni, pjesë e së cilës ishte dhe një zyrtar i LSI. Bëhet fjalë për anëtarin e këshillit bashkiak të Shkodrës, Mirjan Bletaj, i cili vetëm pak muaj më parë kishte kaluar me Partinë Socialiste.

Por bashkimi i tij me PS-në duket se ka qenë vetëm formal, pasi Bletaj ka vijuar të ushqehej me helmin e LSI-së. Në një foto të siguruar nga Pamfleti.net Bletaj shfaqet nën shoqërinë e deputetit të LSI, i cili njihet edhe si ‘sheiku’ i Kuvendit, teksa numëron një pasuri në shifra të çmendura.

Këshilltari Bletaj duket të jetë tepër i afërt me deptuetit Çelaj, ku mbase mund të kenë dhe lidhje farefisnore, teksa shfaqen duke drekuar në një tryezë, nën shoqërinë edhe të njerëzve të tjerë, ku të krijon idenë e një dreke familjare. Ndonëse nuk e dimë se çfarë lidhje kanë dy zyrtarët e LSI, ajo që dihet me siguri është fakti se si Çelajn edhe Bletajn i lidh ideja për të vjedhur sa më shumë, ‘gjaku hajdut’ i Metës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

(Këshilltari dhe juristi Mirjan Bletaj duke drekuar me deputetin Agron Çelaj)

Përveçse anëtar këshilli, 31-vjeçari Bletaj bën edhe detyrën e juristit pranë ZVRPP Shkodër, duke rrjepur qytetarët përmes dy posteve të rëndësishme. Pikërisht në detyrën e juristit, ai është kapur mat, teksa është përfshirë në skemën korruptive të marrjes së parave për çertifikata pronësie në ambientet e hipotekës.

Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259 dhe 245/1/ 2 të Kodit Penal.

Kryesore agron celaj Korrupsioni LSI mirjan bletaj Shkodër