
Kollarja e Ramës tërheq vëmendjen e politikanëve europianë, shumë ngjyra dhe motive erotike
Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Pragë ka marrë vemendjen e mediave ndërkombëtare, por bashkë me të ka marrë fokus të veçantë shenja që Emanuel Macron i bën kryeministrit Rama.
Shenja është një “OK”, pra një konfirmim, arsyeja se për çfarë nuk dihet. Edhe liderë të tjerë në Samitin informal të Pragës kanë treguar vëmëndje të shtuar ndaj kollares së Ramës, e cila të jepte përshtypjen e disa ‘vaginave’ shumëngjyrshme, sipas voxnews.al
Ky lloj dizajni i kollares së veçantë të kryeministrit Rama duket si krijime të Georgia O’Keeffe, artiste e Amerikës së Veriut të shekullit njëzet që evokojnë organin gjenital femëror.
Nuk dihet nëse dizenjatori i kollares së kryeministrit Rama është frymëzuar nga Georgia O’Keeffe, por duket se ia ka arritur qëllimit të ngjallë kureshtjen e politikanëve, pasi liderët europianë i kishin ngulitur sytë te kollarja e Ramës, siç dëshmojnë edhe fotot.