Bota25 Prill 2019, 11:58

Fotografi kosovar bën gjestin human për maturantët e vendit, mbështetet nga Ledri Vula

Shkruar nga Pamfleti

Fotografi kosovar bën gjestin human për maturantët e vendit, mbështetet nga Ledri Vula

Viteve të fundit në trend janë fotot profesionale që realizohen në festa e data të ndryshme të rëndësishme.

Por, jo të gjithë i kanë mundësitë t’i ruajnë kujtimet më të bukura përmes fotografive.
Prandaj për këtë ka menduar fotografi i ri kosovar, Gzim Sinani.

Ai ka bërë një thirrje në adresë të të gjithë maturantëve që nuk i kanë mundësitë financiare për të realizuar fotografi në mbrëmjen e maturës.
Ky gjest i tij është mbështetur edhe nga artisët kosovar. Është reperi Ledri Vula ai që ka shpërndarë postimin e fotografit të tij. Gzim Sinani është fotografi personal i Ledri Vulës. Ndonëse i ri në profesion reperi tregon se i mbështet njerëzit e rinj dhe të talentuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Rajoni artistët fotografi maturantët