
Fotografi sulmon Ramën: Të ka bo lali Eri shërbetor, me vler më pak se lecka
Kryeministri Edi Rama dhe deputetja socialiste, Elisa Spiropali, janë vendosur në qendër të kritikave ditët e fundit, pas publikimit të videos, ku u bënë publik prindërit e të miturës së abuzuar seksualisht.
Fotografi Felix Bilani ka replikuar me Ramën në ‘Twitter’, në postimin ku kritikon median, duke e konsideruar shërbëtor të Erion Veliajt, kryebashkiak të Tiranës, dhe të ‘G99’, ish-partia e krijuar nga drejtuesit e ‘Mjaft’.
“Po ty të ka bo Lali Eri shërbetor, me vlerë më pak se lecka e derës… po të merr çdo pushtet duke zaptuar Tironën çdo ditë. Je kthyer në një shërbëtor të G99”, i shkruan Bilani kryeministrit.
Ndonëse video u publikua në ‘ERTV’, Rama sulmoi mbrëmjen e djeshme mediat dhe gazetarët shqiptarë, duke i bërë fajtorë për “shfrytëzim të ngjarjes”.
Kryebashkiaku Veliaj konsiderohet si një prej zyrtarëve që manipulon më së shumti opinionin publik nëpërmjet medias, e njëjta përpjekje u bë dje edhe nga kryeministri Rama me ngjarjen e Kavajës.