
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tij rrjetet sociale. Sipas mediave të huaja ai përdor transportin publik për të udhëtuar dhe për të shkuar në punë.
Siç shkruhet më tej, presidenti i Austrisë në përshkrimin e fotografisë shkroi se po lexonte disa shënime në rrugën e tij drejt takimit tjetër duke qëndruar në metro. Dhe sigurisht nuk kanë munguar edhe komentet rreth kësaj fotografie.
Një fotografi të tillë është e pamundur ta shohësh e sidomos në vendet e Ballkanit. Për këtë gjë shkruhet se ata jo vetëm që udhëtojnë me makina super të shtrenjta por madje edhe me shofer privat.