Sport16 Janar 2023, 19:43

Fotografohet me presidentin e PSG-së, nisin spekulimet për të ardhmen e Salah te Liverpool

Shkruar nga Pamfleti
Fotografohet me presidentin e PSG-së, nisin spekulimet për të

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool mbetet në pikëpyetje, me sulmuesin i cili është lidhur me një transferim të mundshëm te gjigandët e PSG-së.

Kjo pasi presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është takuar me sulmuesin e Liverpool-it, Mohamed Salah. Mësohet se takimi ka ndodhur pas ndeshjes së fundit të Liverpool kundër Brentford në Premier League.

Por gazetari, Ismael Mahmud ka folur për takimin në rrjetet sociale, ku është shprehur se nuk lidhet me transferimin e mundshëm të Mohamed Salah te PSG, por me blerjen e mundshme të Liverpool nga përfaqësuesit e Katarit.

Mohamed Salah luan për Liverpoolin që nga vera e vitit 2017 pasi u transferua nga Roma. Që atëherë, egjiptiani ka luajtur 281 ndeshje, në të cilat ka shënuar 173 gola dhe 69 asistime

Nasser bin Ghanim Al-Khelaifi, head of Qatar Sports Investments, met with Mo Salah after the Brentford defeat.

Might add some substance to the circling reports? pic.twitter.com/fUeMDO8KNo

— Ben Martin (@BenMartinn8) January 16, 2023

Sport PSG Salah