Politike26 Janar 2023, 12:57

Fotoja me Agron Nezën, Berisha: I njoh familjarët, atë jo

Shkruar nga Pamfleti
Fotoja me Agron Nezën, Berisha: I njoh familjarët, atë jo

Ish-kryeministri, Sali Berisha është pyetur sërish sot për lidhjen e tij me Agron Nezën, ish-agjentin e shërbimeve sekrete që është nën hetim nga drejtësia amerikane për dhënien e një shume parash prej 225 mijë dollarësh ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha mohoi të ketë njohje direkte me të, por tha se Agron Nezës i njeh disa prej familjarëve.

Dje kam thënë i kam njohur të tjerët jo këtë, dhe kjo është e vërteta, i kam njohur familjarë të tjerë. Agron Neza ka një fotografi me mua. Mund të jenë 100 mijë shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën. Kam njohur shumë prej familjes së tij, por këtë nuk e kam njohur. Ka bërë një fotografi me mua, s’do të thotë asgjë ajo. Ka njeri që akuzon veten e tij? Ai do bëjë çdo deklaratë për të lehtësuar veten se ai është subjekt hetimi. Ai s’mund të bëjë deklarata për të rënduar veten e tij.”- u shpreh Berisha.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse çështja e agjentit të SHBA, McGonigal nuk trajtohet, Kuvendi nuk e vazhdon më punën e tij.

“Se pranuan, kërkesën tonë. Ky parlament se vazhdon më punën nëse s’përgjigjen për këtë çështje. Qëndrimi ynë nuk ka më paqe në këtë vend pa u zgjidh ky problem, largimi i Ramës është çështja jonë kryesore. Kjo arrihet vetëm me revolucion dhe protesta.”-tha Berisha.

Politike Agron Neza Sali Berisha