
Fotolajm/ Pas Berishës, një tjetër deputet "dezerton" demokratët; kokë më kokë me Majkon
Pas Sali Berishës një tjetër deputet i Partisë Demokratike ka “dezertuar” të djathtën gjatë seancës së sotme parlamentare, duke u ulur në karriget e socialistëve.
Bëhet fjalë për demokratin Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit është fotografuar i ulur nga ulëset e mazhorancës teksa kuvendonte “kokë më kokë” me deputetin e Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Nga shprehia e Majkos në fotot e mëposhtme, shihet se biseda ka qenë tepër serioze.