Kulture27 Nëntor 2022, 19:26

“Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur”, në muzeun “Marubi”

Shkruar nga Pamfleti
“Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur”,

Muzeu kombëtar i fotografisë në Shkodër “Marubi” shfaqi për të apasionuarit e fotografisë koleksionin e Michel Setboun “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur”, kuruar nga Luçjan Bedeni.

“Ato që kam përzgjedh unë, është rënia e diktaturës dhe fillimet e demokracisë”- tha Luçjan Bedeni – drejtor muzeu “Marubi, kurator i ekspozitës.

Setboun e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 1981. Të kësaj vizite janë shkrepjet e serisë ‘Shqipëria në vitin 1981′, në të cilën nuk gjejmë asnjë imazh që tregon realitetin e burgjeve, kampeve të internimit, shkatërrimin e objekteve të kultit apo skamjen ku jetonin shqiptarët.

Jeta në rrugë nën regjimin komunist në Shkodër’ është e vetmja foto e shkrepur tinëz, në të cilën dallohet habia që shqiptarët kishin kur shikonin të huajt.

“Për mua ekspozita në Shkodër është mjaft simbolike”- shprehet fotografi Michel Setboun, raporton Euronews Albania.

Përmes shkrepjeve  të Setboun-it u fiksua ikja e madhe e shqiptarëve në Evropë më 2 korrik 1990 – të paraqitura në serinë ‘Exodus’, zgjedhjet e para pluraliste në serinë ‘Fillimet e demokracisë’ dhe ngjarjet e ndodhura pas Demonstratës Antikomuniste të 2 prillit 1991 në Shkodër në serinë ‘Trazirat dhe funeralet e prillit 1991′.

Ekspozita është e fokusuar vetëm në rolin e Setboun-it në dokumentimin e rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe do të jetë e mundur të vizitohet nga të gjithë në muzeun “Marubi”.

Kulture fotografi Muzeu Marubi Shkodër