Showbiz29 Gusht 2018, 12:29

Fotot/Jeta luksoze e Alketa Vejsiut, pushimet për të nuk kanë përfunduar ende

Shkruar nga Pamfleti

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme të ekranit televiziv. Show-t e saj janë nga më të ndjekurat në Shqipëri. Moderatorja është tejet aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit pjesë nga përditshmëria e saj. Ajo i ka nisur që herët pushimet e saj dhe mesa duket ende nuk kanë përfunduar.

Nëpërmjet postimeve që ajo bën në rrjetet sociale mund të vëmë re dhe jetën luksoze që ajo bën. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re ku shihet në një vend me diell dhe të bukur. Veshur me një fustan të gjatë me lule dhe kombinuar me kapelën, Alketa dukej sërish në formë. Ndryshe, që në shtator Alketa pritet të riaktivizohet në televizion me projekte të reja.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Showbiz Alketa Vejsiu jetë luksoze