Kulture 1 Korrik 2018, 23:02

Fotot/ Revista zvicerane: Shqipëria vendi i lirë për pushime, të kujton Karaibet

Shkruar nga Pamfleti

Fotot/ Revista zvicerane: Shqipëria vendi i lirë për pushime, të kujton Karaibet

Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërnië në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.

Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.

Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është më i lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.

Ajo ofron njëvarietet mbreslënës vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.

Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.

Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe ujërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.

Nga ana tjetër 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri?

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

 

Turizem Karaibet Pushimet Revista Zviceriane Shqipëria