Bota22 Maj 2022, 18:14

Franca shuan shpresat e Ukrainës: Procesi për anëtarësimin në BE do të kërkojë 15 deri në 20 vite

Shkruar nga Pamfleti
Franca shuan shpresat e Ukrainës: Procesi për anëtarësimin

Ministri për Çështjet Evropiane të Francës, Clement Beaune ka folur në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Ai është shprehur se çdo përpjekje për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian do të kërkonte të paktën 15 deri në 20 vjet për t’u përfunduar, duke shuar kështu shpresat e Presidentit Ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të fituar një hyrje të shpejtë në BE.

Ministri Francez tha se duhet të tregohemi të sinqertë dhe te mos nxisim shpresa boshe, pasi ky proces kërkon vërtetë shumë kohë, nëse ju thoni se Ukraina do të bashkohet me BE-në pas 6 muajsh, 1 vit apo pas 2 vitesh, thjeshtë gënjeni.

“Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do të bashkohet me BE-në pas gjashtë muajsh, ose një ose dy vitesh, ju gënjeni. Me siguri është diku mes 15 ose 20 viteve, kërkon shumë kohë. Unë nuk dua t’u ofroj ukrainasve asnjë iluzion apo gënjeshtër”, tha Clement Beaune për Radio J të Francës më 22 maj.

Komentet erdhën pasi presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi që Ukraina të bashkohet me një formë të komunitetit politik “të lidhur” me BE-në.

Por Presidentit Ukrainas Zelenskiy, në Kiev gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin vizitor portugez Antonio Costa më 21 maj, ka thënë se kompromise të tilla nuk i shërbejnë as Ukrainës e as BE.

“Ne nuk na duhen kompromise të tilla sepse, më besoni, nuk do të jetë një kompromis me Ukrainën në Evropë. Do të jetë një tjetër kompromis mes Evropës dhe Rusisë”, ka thënë Zelensky.

Bota BE Ukraina Zelensky