
Dueli i “fqinjëve” mes Francës dhe Belgjikës nuk ka pasur shumë diferenca. Ndoshta Franca ishte disi më afër golit, por sfida ka qenë e barabartë në shumicën e kohës.
Pavard kishte rastin më të mirë të ndeshjes, por Courtois i tha jo. Belgjika mbron mirë dhe arrin të qarkullojë topin, por rastet e pastra kanë munguar.
Ndërsa Franca zgjidh mirë çdo gjë me aftësitë individuale, por rrjetat nuk janë prekur ende, në një sfidë që mund të fitohet në çdo moment nga secila skuadër.
Francë – Belgjikë 0-0