Sport15 Tetor 2022, 19:15

Frankfurti “bën për 5 aspirina” Leverkusenin, Shtutgarti kalon me lehtësi Bokumin, paqe në 2 sfidat e tjera të Bundesligës

Shkruar nga Pamfleti
Frankfurti “bën për 5 aspirina” Leverkusenin, Shtutgarti

Frankfurti “bën për 5 aspirina” Leverkusenin, Shtutgarti kalon me lehtësi Bokumin, paqe në 2 sfidat e tjera të Bundesligës

Përfundon java e 10 e Bundesligës gjermane, ku u luajtën katër takimet e para. Ajntrahti i Frankfurtit “shkatërroi” Bajer Leverkusenin me rezultatin 5-1. Goli i parë që u realizua nga vendasit në minutën e 45+5, nga Kamada që ekzekutoi saktë 11-metërshin. Leverkuseni barazoi shifrat në minutën e 56 me Hincapi.

Në minutën e 58, Kolo Muani realizoi golin e dytë për Frankfurtin. Në minutën e 65 ishte Lindstrom ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 71 situata u vështirësua edhe më shumë për “aspirinat”, pasi autori i golit, Hincapie mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë.

Kamada realizoi golin e dytë dhe dopietën e tij personale si dhe golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 72 po me penallti, teksa rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 86, kur Alario realizoi golin e pestë për Frankfurtin.

Shtutgarti bëri “poker” ndaj Bokumit, ndërsa takimi u mbyll me rezultatin 4-1.

Golat për vendasit i realizuan Silas me penallti në minutën e 3, Ahamada në minutën e 22, teksa për Bokumin realizoi Zoller në minutën e 29. Në pjesën e dytë Shtutgarti gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës me Silas në minutën e 64 dhe Endo në minutën e 71.

Takimi mes Verder Bremenit dhe Maincit u mbyll me rezultatin 0-2, me golat që u realizuan nga Ingvartsen në minutën e 36 dhe Li Jae-Sung në minutën e 66.

Volfsburg-Borusia Mëshengladbah u mbyll me barazimin 2-2. Golat për vendasit i realizuan Gerhard në minutën e 43 dhe Marmush në minutën e 69. Për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti Turman në minutat 13 dhe 48.

Sport Ajntraht Frankfurt Bajer Leverkusen Bundesliga Verder Bremen