Barcelona është përballur ditën e sotme në transfertë me Alavesh, ku ka arritur të fitojë me rezultatin minimal.
“Katalanasit” kanë dominuar thuajse të gjithë ndeshjen, por goli rezultoi shumë i vështirë për t’u shënuar.
Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, në të dytën ekipi i Çavit shtoi akoma më shumë presionin, por goli do të vinte vetëm në minutën e 87 me mesfushorin, Frenkie de Jong.
Ky gol do t’i jepte 3 pikët Barçës e cila tanimë ngjitet në vendin e 5 me 35 pikë, ndersa Alavesh në vendin e parafundit me 17 pikë.