Anti-Mafia22 Shkurt 2022, 15:58

Frida Krifca le pasuese në AZHBR, shefen e pagesës së grandeve, tenderëve dhe auditimit që ka firmosur e fshehur vjedhjet

Shkruar nga Pamfleti
Frida Krifca le pasuese në AZHBR, shefen e pagesës së grandeve,

Frida Krifca le pasuese në AZHBR, shefen e pagesës së grandeve, tenderëve dhe auditimit që ka firmosur e fshehur vjedhjet

Ministresha ‘Luleshtrydhe’ e prezantoi vartësen e saj si ‘Fytyra e re e AZHBR’, por raporti i KLSH i dorëzuar te kryeministri më 6 janar 2022, faktoi që drejtoresha e re Eranda Selmanaj, është fytyra e vjetër e korrupsionit që kanë bërë 4 vite bashkë në këtë agjenci financiare

Më 7 nëntor 2021, ‘Pamfleti’ denoncoi faktin se Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, një javë pasi u ul në kolltuk, filloi ‘pastrimin’ e dokumenteve të aktivitetit si ish-drejtoreshë në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural, duke caktuar persona të besuar me të cilët kishte bërë abuzimet.

Në krye të grupit për pastrimin e dosjeve ‘problematike’, ministresha Frida  Krifca vendosi Eranda Selmanajn, mikeshën, të cilës i kishte besuar katër detyra që lidheshin me aktivitetin kryesor të kësaj agjencie, duke i lënë në dorë gjithçka që niste e përfundonte me fondet.

Konkretisht, deri në fund të muajit nëntor, Eranda Selmanaj ka mbajtur në AZHBR, detyrën e shefes së vlerësimit të projekt-aplikimeve që bënin fermerët; drejtoreshë e autorizimit (miratimit) të pagesave për grandet; shefe e tenderëve dhe drejtoreshe e Auditimit të Brendshëm.

Për tre muaj, dosjet e kësaj agjencie u ‘krehën’ në mënyrë të tillë, që u lanë vetëm abuzimet të cilat nuk përbëjnë vepra penale, madje në shkelje të plotë të ligjit, janë arkivuar me afat ruajtje 3 vite në Ministrinë e Bujqësisë, pra brenda  mandatit ministror të Frida Krifcës.

Pas këtij krimi që u bë mbi dokumentet financiare të afro 500 milionë Euro fonde e grande bujqësore, me propozim dhe garanci të ministreshës Frida Krifca, kryeministri Rama e emëroi Eranda Selmanajn (Mulla) Drejtoreshë të Agjencicë së Zhvillimit Bujqësor Rural.

Me emërimin e mikeshës dhe sekseres së saj, Frida Krifca mendoi se është e aq qetë më letrat e 4 viteve si ish-drejtoreshë, sa në ditën e emërimit të Erandës, publikoi në ‘FB’ një profil me titull: ‘Eranda Selmanaj, fytyra e re aftësisë dhe ndershmërisë në AZHBR për të mbështetur fermerët’.

Por 3 ditë më pas, kur KLSH publikoi raportin e auditimit të fondeve dhe grandeve që kishte dhënë AZHBR në vitet 2018-2020, Krifca e fshiu komentin për drejtoreshën që la zëvendësuese.

Sepse nga kontrolli i dorëzuar në kryeministri më 6 janar 2022, u faktua që drejtoresha e re Eranda Selmanaj, nuk është ‘fytyra e re e AZHBR’, por fytyra e vjetër bashkë me ministreshën e Bujqësisë, që kanë bërë korrupsion 56 milionë Euro me grandet.

Ndërsa 22 milionë Euro të tjera, i kanë kaluar si “grande humbje pa adresë fermerësh’ kur ata nuk janë fermerë por ndërtues kullash; si dhe fonde të zhdukura me tenderë e investime zyrash, blerje makinash, projekte kundër mizës së ullirit, etj., për të cilat KLSH nuk gjeti dokumente.

Këto abuzime financiare me grandet e tenderët dhe fshehjen e tyre, i ka firmosur Eranda Selmanaj (Mulla) si ish-drejtoreshë e aplikimeve, shefe e tenderëve, drejtoreshë e autorizimit të pagesave të grandeve dhe Drejtoreshë e Auditimit të Brendshëm në AZHBR

Ndërsa tani, ajo është lënë drejtoresha trashëgimtare e Frida Krifcës, jo për të ndihmuar fermerët, por për të fshehur abuzimet që janë bërë në emër të  tyre e për të vazhduar vjedhjet, sepse ndryshe nuk do ishte emëruar në këtë detyrë./Pamfleti

Lexoni dhe këto shkrime të publikuara nga “Pamfleti”:

https://pamfleti.net/klsh-fakton-denoncimet-e-pamfleti-t-per-luleshtrydhen-frida-krifca-kur-ishte-drejtore-e-azhbr/

https://pamfleti.net/56-milione-euro-afera-ne-azhbr-frida-krifca-sduhet-te-ishte-me-drejtuese-ne-administrate-rama-e-emeroi-ministre-bujqesie/

Anti-Mafia #Eranda Selmanaj AZHBR Frida Krifca