alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

18/05/2022, 20:07
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Frika e Ilir Metës për tu përballur me gazetën austriake dhe turpi i “analistëve”

Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken

Pas një heshtje dy ditore, më në fund televizionet kryesore nisën të flasin për shkrimin e gazetës më të madhe austriake, por jo të gjitha.


-Lexo edhe:

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg pritet të marrë formë të prerë

Plas “lufta” në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shkarkon të persekutuarit; dega e PD “shpërthen” në akuza

I pari që e nisi në ekran diskutimin mbi shkrimin e ‘Kronen Zeitung’ ishte Fevziu, i cili kishte ftuar një panel katërsh: Preç Zogajn, Brisida Shehajn, Julian Zylan dhe Lorenc Vangjelin.

Ishte e kuptueshme që ish-“Bleta Punëtore” e qeverisë Rama, ish-drejtoresha e tatimeve, tani drejtuese e lartë e LSI-së të mbronte shefin e tij. E realisht, mbrojtjen Shehaj e bëri duke mos sulmuar gazetën austriake, por ish- shefin e saj Edi Ramën, Lulzim Bashën e rivalët politikë të partisë së rradhës ku militon.

Ndërkaq, “analistët” i bënë gjyqin të përditshmes më të shitur në Austri. E përse?! Me çfarë argumentesh? Sepse sipas tyre nuk ka emër që ka firmosur shkrimin, dhe nuk jepen vendimet e gjykatave amerikane apo dokumenteve ku mbështeten. Po mirë, përse ata akuzojnë të përditshmen austriake pa dëgjuar më parë versionin e tyre? Është gjëja më normale dhe bazike për të bërë një analizë të plotë mbi një ngjarje, që të dëgjosh versionin e të dyja palëve.

Nuk kishte emër gazetari në shkrim? Nëse ndodh kjo, e kjo nuk është përvojë që nuk njihet, gazeta e merr përsipër që të mos e publikojë autorin për arsye që të mbrojë si gazetarin, ashtu edhe burimin që ka folur për të.

Pasi shkrimi për Ilir Metën i ‘Kronen Zeiting’, flet për një person që di shumë gjëra për Presidentin e Shqipërisë, por që është i rrezikuar e ka frikë për jetën e tij. Madje shkrimi bën të ditur qartësisht, se takimin me burimin e kanë bërë hapur në një vend publik, së bashku edhe me avokatin mbrojtës që është vjenez- pra njeri publik. Të dhëna, që kompletojnë panoramën se gazeta ka bërë rikonjicionin normal për të marrë informacionin për të cilin ka shkruar. E jemi duke folur për një gazetë shumë me përvojë, që nuk ka në traditën e saj fake news-in apo publikimin e lajmeve të paverifikuara.

Por më e çuditshmja në këtë histori, është fakti se edhe pse Ilir Meta premtoi se do ta hedhë në gjyq gazetën austriake, që në nisje artikuloi justifikimin për të mos e bërë një të tillë. Fevziu duke cituar një mesazh që i kishte ardhur në telefon gjatë emisionit, tha se “paratë e paguara për të botuar shkrimin janë shumë më shumë se dëmshpërblimi i fituar nga gjykata”. Një logjikë që nuk rri fare në këmbë, pasi dikush që kërkon të dalë e vërteta, nuk ka lidhje me shumën e parave që mund të japë gjyqtari si dëmshpërblim, por thjesht për të ndarë shapin nga sheqeri.

Ndërkaq, Lorenc Vangjeli, këmbë mbi këmbë, tha pa ju dridhur qerpiku se “Në Vjenë këto shkrime i bëjnë për shumë lekë” dhe shtoi se shtyrësit e shkrimit janë pronarët e inceneratorëve, duke i dhënë të drejtë kështu Ilir Metës. Edhe mundet. Po ku e dinte këtë Lorenc Vangjeli, që është edhe gazetar? Pse nuk pyeti gazetarët e Kronen, e pastaj të jepte versionin e tij. E në fund sa rëndësi ka kjo?

I gjithë ai spektakël i “analistëve” te Fevziu, duket se u bë thjesht për të trimëruar Ilir Metën e frikësuar shumë nga artikulli i së përditshmes austriake.

Artikulli fliste troç e shqeto se janë paguar 700 mijë euro nga “një avokat afër Metës” për lobimin në SHBA. Një fakt që implikon LSI për mos deklarimin e parave të paguara për lobim, pasi në KQZ ka deklaruar vetëm 15 mijë dollarë, e nga ana tjetër shuma kërkon justifikimin e origjinës së parave. Argumenti tjetër në këtë fakt, është se nëse është e vërtetë se ato 700 mijë euro janë paguar për lobim si porosi e Ilir Metës, atëherë gjurma e tyre janë në SHBA, dhe përbëjnë objekt hetimi federal nga FBI-ja Amerikane. E në bazë të Marrëveshjes së Ekstradimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë të vitit 2020, kur një person është i hetuar për një krim në Amerikë, Departamenti i Drejtësisë ka të drejtë të kërkojë ekstradimin.

Po përse nuk folën për asnjë nga këto argumente në emisionin e Fevziut? Janë pikëpyetje që shtrohen krejt normalisht e sipas gjasave do të vijohen edhe në faqet e ‘Kronen Zeitung’.

Çfarë do të thonë analistët, nëse vijon investigimi i medias austriake? Kanë akuza se gazetarët kanë marrë para? Po edhe nëse kanë marrë çfarë? Natyrisht edhe ky aspekt duhet hetuar, por së pari e rëndësishme është a janë relevante faktet e publikuara dhe pikëpyetjet që shtrohen? A nuk marrin para mediat tona për reklamë e lobim, por që nuk e bëjnë të qartë se kemi të bëjmë me një mbivendosje produkti? Sa të duash! Nuk janë “analistët” tanë më të kulluar dhe gazetarët austriakë më mëkatarë. Megjithatë, fakti doli qartë në emisionin e Fevziut. Deklarata e Ilir Metës për të hedhur në gjyq ‘Kronen Zeitung’ është si premtimi i Sali Berishës për të hedhur në gjyq në Paris Antoni Blinken. E duket se Metës i kanë ‘shkuar nga shtatë’, ndaj u shpërfytyrua në konferencën që zhvilloi në oborrin e Presidencës. Madje edhe sot nuk e ka marrë veten por dridhet si purteka…/Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg pritet të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28
Kryesore

Plas “lufta” në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shkarkon të persekutuarit; dega e PD “shpërthen” në akuza

02/07/2022, 14:39
Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç
Kryesore

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17
Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”
Anti-Mafia

Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”

02/07/2022, 12:56
Kryesore

Neglizhohet restaurimi i Kullave të Jasharëve, donatorët e huaj më të interesuar se qeveritë!

02/07/2022, 12:29
Kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën
Editorial

Kur u vra Pjerin Xhuvani, edhe Yuri Kim vidhte vota për Edi Ramën

02/07/2022, 12:00
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Shanset e Italisë për Botërorin e Katarit, flet presidenti i Federatës: FIFA na dha përgjigje të prerë

Shanset e Italisë për Botërorin e Katarit, flet presidenti i Federatës: FIFA na dha përgjigje të prerë

Shqipëria në listën gri të “MoneyVal”, Meta: Nëse nuk ka ndëshkime, s'do të shohim progres në luftën kundër pastrimit të parave!

Ballkani i Hapur/ Osmani dhe Gjukanoviç hodhën poshtë “ofertën” e Ramës, Meta: Procesi i Berlinit, të mos ndikohet nga projektet rivale!

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

02/07/2022, 15:33

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg pritet të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28

Pesë mësimet që mori NATO nga lufta Rusi-Ukrainë

02/07/2022, 15:01

Plas “lufta” në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shkarkon të persekutuarit; dega e PD “shpërthen” në akuza

02/07/2022, 14:39

E paguan 108 milion euro/ Hapja e rrugës Kardhiq-Delvinë, Rama dhe ministrat priten me këngë labe

02/07/2022, 14:36

Shiti “Volkswagen-in” disa herë dhe fitoi 4.4 mln lekë, arrestohet 25-vjeçari në Fier

02/07/2022, 14:16

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In