Bota18 Janar 2023, 20:33

Frika e një ofensive të re ruse, Polonia thirrje aleatëve për të dërguar tanke dhe raketa moderne në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Frika e një ofensive të re ruse, Polonia thirrje aleatëve

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se ka frikë se Rusia po përgatitet për të nisur një ofensivë të re në Ukrainë brenda muajve të ardhshëm.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Duda ai tha se është thelbësore që liderët të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake, duke përfshirë tanke dhe raketa moderne.

 “Ata (Rusia) janë ende shumë të fortë dhe ne kemi frikë se po përgatiten për një ofensivë të re brenda disa muajsh, kështu që është thelbësore t’i dërgohet mbështetje shtesë Ukrainës, veçanërisht tanke moderne dhe raketa moderne”, tha Duda.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy iu drejtua takimit në Davos, duke këmbëngulur se vendi i tij do t’i mbizotërojë luftës.

Ukraina po qëndron “fuqishëm” dhe “vendosur, duke bërë presion përsëri që bota të vazhdojë të furnizojë ushtrinë e tij me ndihmë ushtarake. Unë mendoj se Rusia tashmë ka fituar një vend në mesin e terroristëve dhe kjo nuk varet më nga lidershipi i tyre”, tha Zelenskyy.

Bota Lufta Poloni Ukrainë.