Politike11 Maj 2022, 13:32

Frika nga SPAK, lajthit Berisha: Vrasje shtetërore nuk është 21 Janari as Gërdeci, por 24 viktimat e tërmetit në Thumanë

Shkruar nga Pamfleti
Frika nga SPAK, lajthit Berisha: Vrasje shtetërore nuk është 21

Frika nga SPAK, lajthit Berisha: Vrasje shtetërore nuk është '21 Janari' e 'Gërdeci', por 24 viktimat e tërmetit në Thumanë

Ndërkohë që Rama përmend afera korruptive si Gërdeci apo edhe 21 janari, ku akuzon ish-kryeministrin Berisha, ky i fundit thotë se afera më e madhe korruptive janë 24 viktimat që humbën jetën nga tërmeti në Thumanë.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha deklaroi se ajo që ndodhi në Thumanë si pasojë e tërmetit është një vrasje shtetërore, pasi me dokumente thuhej që ato shtëpi ishin të pabanuara.

“Rama flet për afera, po, i them unë. Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara janë 24 viktima të Thumanës, të cilat i goditi tërmeti i parë. Me dokumente ishin banesa të pabanueshme, por përgjegjësia e Ramës, e Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin vdekjen në shtëpi. Deri më sot janë hetuar vetëm dy ish kryetar komune të PD që nuk kishin lidhje. Asnjë njeri nuk është përgjegjës ndërkohë që Rama është përgjegjës. Vrasjet e Thumanës janë shtetërore, janë vrasje nga neglizhenca shtetërore.”, tha Berisha.

Përsa i përket aferës së Gërdecit Berisha tha se: “Janë dënuar 22 vetë prej tyre, ka edhe dënime zyrtarë më të lartë të ushtrisë, Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik, padia dhe injoranca nuk i lejon të kuptojnë domethënien e plotë të krimit shtetëror. Ai është i dyllojtë. I qëllimshëm kur shteti vret me dije, me qëllim, pa dashje kur ndodh pa qëllim, sepse sigurinë, Gërdeci ishte një ndërmarrje private, sigurinë e kishte drejtoria, drejtori i të cilit u dënua. Pse unë?, Kam insistuar që të shpallen vrasjet shtetërore pa dashje sepse shpërblimi është gjë tjetër, ai ka nocion vetëm të vjedhë”, u shpreh ish-kryeministri.

“Drejtësi për 21 Janarin e Gërdecin”, Rama i përgjigjet Yuri Kim: S’kam kërkuar dënim, por hetim të ish-kryeministrit non grata

Politike Edi Rama Gërdec Sali Berisha Termet