Bota30 Gusht 2018, 19:23

Frikë në zemër të Romës, shembet çatia e kishës

Shkruar nga Pamfleti
Frikë në zemër të Romës, shembet çatia e

Një kishë, San Giuseppe del Falegnami, ka pësuar disa shembje në qendrën historike në Romë. Sipas mediave italiane, ka rënë një pjesë e çatisë së ndërtesës, e cila është shembur si në herën e saj të parë. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët. Për fat të mirë, ajo ishte e mbyllur për publikun.

Shembja ka dëmtuar edhe “Carcere Mamertinos”-n, më antiken e qytetit, ku mbaheshin të burgosurit më të famshëm të Romës antike dhe pikërisht për këtë ndodhet në “Via Sacra nel Foro”. “Disa pjesë të çatisë, – ka shpjeguar inxhinieri i zjarrfikësve, Luigi Liolli, – kanë goditur një pjesë të altarit”.

Kisha, e cila ndodhet shumë pranë Campidoglios dhe e përdorur në celebrimin e martesave, është ndërtuar mes fundit të viteve 1500 dhe fillimit të 1600-ës, pastaj e plotësuar nga Antonio Del Grande. Ajo u restaurua në vitin 1886, me një projekt të ri.

Bota Frikë në zemër të Romës shembet çatia e kishës