SPAK ka frikësuar institucionet e Hipotekave në vend. Pas zbarkimi të sotëm në Kadastrën e Vlorës, mesditën e sotme ka shpërthyer në flakë salla e serverave në Kadastrën e Durrësit.
Ende nuk dihet nëse kemi dëme materiale apo të lënduar nga ky zjarr.
Kujtojmë se në krye të hipotekës së Vlorës është emëruar sot Reinard Meta. Meta zuri vendin e Klodian Trocit. Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë institucion të verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrimet , legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.
SPAK ka ardhur në institucion për hetim të disa dosjeve për pronat në bregdet.