Aktualitet 6 Mars 2019, 10:12

Frikë nga Vettingu?! Dorëhiqet papritur prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha

Shkruar nga Pamfleti
Frikë nga Vettingu?! Dorëhiqet papritur prokurori i Prokurorisë

Frikë nga Vettingu?! Dorëhiqet papritur prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha, është dorëhequr papritur nga detyra, duke dalë përfundimisht nga radhët e sistemit.

Dorëheqja e Fushës vjen pas një karriere të gjatë në sistemin e drejtësisë, ndërsa dyshohet që shkak i këtij vendimi të jetë bërë frika e përballjes me Vettingun.

Burimet thonë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës, e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Me largimin e tij, pritet që shkalla e parë e Vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për subjektin Fusha. Prokurori po vetohej me përparësi për shkak të funksionit si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Për të, KPK nuk kishte caktuar datën e seancës dëgjimore publike.

Aktualitet Dorëheqje petrit fusha Vettingu