Bota27 Janar 2023, 13:44

Frikë për destabilizim më 4 shkurt, ekspertët ngrenë alarmin në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
Frikë për destabilizim më 4 shkurt, ekspertët ngrenë

Paralajmërimet e Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut për tensione të mundshme më 4 shkurt dhe thirrjet e presidentit Stevo Pendarovski për ndalesë të hyrjes në kufi të disa bullgarëve që kanë deklarata irredentiste për shtetin fqinjë, kanë shkaktuar frikë, debat dhe analiza të shumta në RMV.

Ekspertët e sigurisë druajnë se më 4 shkurt kur pritet të festohet ditëlindja e revolucionarit maqedono-bullgar Goce Dellçev, struktura të ndryshme sekrete që janë të motivuara nga shërbimet ruse, do ti fryjnë zjarrit dhe do të përplasin dy popujt.

“Vendimi i presidentit për të ndaluar hyrjen e personave me rrezikshmëri të lartë do të ishte një qëndrim i drejtë dhe prevenues… 02:34 – Maqedonia aktualisht është shumë e interesuar dhe e detyruar që të ketë raporte të mira me Bullgarinë, dhe këtë situatë shërbimet ruse janë shumë të interesuara për ta minuar këtë proces, ndërsa pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të larta nëse shteti nuk ndërhyn dhe të prevenojë”, tha Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.

Profesori Zllate Dimovski thotë se pesha që ju dha rastit të rrahjes së sekretarit të klubit bullgar është provokim klasik i cili nuk do të jetë i fundit.

 “Kemi ardhur në një situatë kur për një qytetar që nuk ka asnjë funksion të veçantë në shtet, është sekretar i një organizate të vijë aeroplani ta marrë për mjekim sikur kushedi çfarë ka ndodhur. Ky është një provokim klasik…Vërtetë nuk e kam më të qartë se si duhet të sillemi më kur të shohim makinë me targa bullgare apo qytetar bullgar gjatë periudhës së ardhshme. T’ju flasim apo mos ju flasim fare që të mos i provokojmë sepse edhe po të mos jemi fajtorë ne gjithmonë duhet të lëshojmë pe. Këtë nuk mund ta kuptoj”, tha Dimovski.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se edhe struktura brenda Maqedonisë së Veriut që janë të lidhura me struktura ruse, mund ta keqpërdorin zemërimin e të dy palëve dhe të nxisin përplasje mes dy popujve.  Propozohet që të bëhet identifikim i përpiktë I strukturave dhe individëve të dyshimtë dhe ndalimi i tyre që të marrin pjesë në festimin e ditëlidjes së Goce Dellçevit.

 

Rajoni keshilli i larte i sigurise Maqedonia e Veriut