
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka hapur derën e bashkëpunimit Ilir Metës. Presidenti në muajin korrik del nga zyra dhe duket qartë se do të kemi një koalicion PD-LSI.
Berisha duket se e ka bërë fakt të kryer marrjen e partisë dhe synimi është që pastaj të bashkohet me Metën kundër qeverisë. I pyetur në “ABC News” nëse do bashkëpunohet me LSI, Berisha duket se nuk ka asnjë mëdyshje. “Unë jam i hapur për koalicion me LSI”, tha ai.
Por gazetarët i vunë në pah ish-kryeministrit se LSI ka njollën e korrupsionit. Sipas tyre, një aleancë e tillë ndoshta do e dëmtojë PD. Por Berisha u shpreh i hapur edhe për të bashkëqeverisur me Metën nëse vijnë në pushtet. Ai kujtoi dhe aleancën e 2009.
“U fut në koalicion LSI, por mos harro që administrata kishte 94 mijë rrogëtarë dhe nuk tha ta rrisim administratën. Unë mirëpres bashkëqeverisjen dhe përpjekjen e përbashkët për rrëzimin e qeverisë”, tha ai.
Pra duket se aleanca kundër SHBA po forcohet. Berisha është “non grata”, ndërkohë që Meta është paralajmëruar disa herë nga amerikanët. Po ashtu SHBA e ka bërë të qartë se ata që bashkëpunojnë me “non gratat” nuk kanë punë me Uashingtonin.