alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Frrok Çupi: “Më fal ndoj send, Zotni!”, dhe profili i PD-së për nesër

26/01/2022, 9:03
ne Forum
A A

Basha nuk po jep as dëshminë e aktit të përbashkët të vrasjes shtetërore në oborrin e qeverisë në 21 Janar… PD e Bashës po mundohet me na e gërdit Atdheun dhe Demokracinë; dhe kjo, me siguri, nesër do ta kthejë në ‘një Zotni’ rruge duke trokitur aty- këtu me ‘refrenin ma fal noj send, Zotni’

Shkruan Frrok Çupi


-Lexo edhe:

“Lakmitar, pazarxhi, i paskrupullt e i pabesë”, Romeo Kara: Nëse ka një kokë që punon 24 orë për poshtërsira, ajo është koka e Metës

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

Është dikush që i vjen pas ose i shkon në derë dikujt, një lypsar dhe i kërkon ‘nji send…’. Nuk e di pse kjo skenë mu montua në mes të Durrësit, aty ku kurrë nuk ka qenë Migjeni. ‘Kur mëngjesi përtërihet nëpër rrugat e qytetit, rrezet e diellit fillojnë të ngatrrohen nëpër kambët e njerzvet, hiet e automobilavet e karrocave fillojnë të rrëshqesin nëpër dhe – atëhere ndër trotuare ja fillon një refren, refren i bukur i qytetit tem: “Zotni, zotni, të lutëm, zotni, ma fal ndoj send!“, shkruante poeti në Pukë.

Para nesh në Durrës:

Që nga sheshi i qytetit është përhapur një lajm i politikës, teksa po bëhen gati zgjedhjet lokale të 6 marsit. Lajmi thotë se njëra nga dy PD-të ka nisur të ndalë në rrugë disa çirakë të saj politik e t’u kërkojë ‘ma fal ndoj send’. Kjo, njëra nga PD-të, është pjesa më e egër, pjesa më e pushtetshme, pjesa më militare dhe e frikshme…, ndërsa ‘çirakët politik’ të saj janë partitë e vogla që herë i rrahu, herë i ushqeu, herë i la jashtë portës në akull. Para këtyre ‘qenushëve’, tani njëra nga partitë Demokratike po kërkon sendin që i duhet për mbijetesë.

Sendi është veç një vulë…, ose një sigël.

Partia është krijuar në stadium para një muaji, por nuk ka ende emër, herë e quajnë ‘Foltore’, herë ‘Rithemelim’. Ajo po shkon në zgjedhje…, por si? Të lëshohet fushës me blegërima delesh e me ‘simfoni sfurqesh’?- siç kanë shkruar disa letrarë pro ‘Foltore’?.., kjo nuk po funksionon. Duhet sigla, sigël as vulë nuk ka. Rithemelimi po troket në derën e partive të vogla që u kishte mbetur vetëm pakogjë: ‘Ma fal noj send, zotni!’.

Zotnia po u shtrin dorën.

A do të pranojnë partitë ‘çirake’ që të japin sendin? Lajmet nga Durrësi dhe nga Lushnja (të paktën) thonë se çirakët kanë mbyllur dyert. As PR, as PDK, as PDIU, as PAA…, asnjë nga bashkimet e shkronjave të alfabetit latin, nuk jep sigël dhe vulë për ‘zotninë’.

PR, më e afërta e shefit të Foltores Berisha, tash kërkon haraç. Kryetari i PR ndodhet në prag të burgut për shkak të tragjedisë së Gërdecit ku vdiqën 27 vetë; biznesi ishte i familjes Berisha, por barra i mbeti ministrit. ‘Eja këtu, zotni, ose sill djalin në burg që të dal e të marrësh vulën”, i thotë kryetari i partisë së vogël familjes Berisha….

As PAA tani nuk e bën këtë; kunati i PAA dergjet në spitalin e burgut dhe shpirti  i tij po u thërret kunetërve: ‘Larg tij bre vëllezër!’. Më i madhi i tyre ndodhet në sikletet e një korrupsioni që nuk e shpëton dot ‘zotnia i shkuar’. Atëherë pse t’i japë vulën atij?.

As partia e çamëve ‘nuk pè do, bre ‘lla!’,- kishin për të thënë kosovarët; në kohën e tij Berisha i la me ‘barkun thatë’ dhe pasuroi rrethin e vet. Tash ça të bëjnë çamët, atë shkojnë edhe në Pukë?

Partia e Demokristianëve po lufton ‘mes vedi’ me Jozefinën, partia nuk po e vë re ‘zotninë’…

A në Pukë, a në ferr?

Nëse dikush nga të gjitha partitë që formohen me germat latine, i jep sigël ose vulë ‘Foltores’, atëherë kjo parti shkon në ferr për vete. Tash është e qartë si dielli. Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se me ‘asnjë parti të lidhur me Berishën nuk ka punë”, dmth nuk ka fjalë as marrëdhënie; domethënë secila parti që i afrohet Foltores do të quhet një parti ‘e rrezikshme dhe minuese’. Këta ‘lypsarët’ e djeshëm nuk kanë gjë tjetër veç siglës e vulës, por kanë aq mend sa të mos shkojnë në ferr bashkë me Foltoren.

Zotnia tash asht vetë lypsi.

Tash zotnillëku është kthyer së prapthi. Këtë nuk e kishte menduar Migjeni në Pukë. Zotnia i djeshëm është bërë lypsar dhe po vjen rrugëve të qytetit ku ‘rrezet e diellit i ngatërrohen nëpër këmbë’. ‘Ma fal noj vulë, zotni!’, i kërkon atij që dje ishte lypsi…

A ka mbet kund zotnillëku?

Por as tjetra, domethënë e dyta nga ‘dy PD-të’, nuk është më ‘një Zotni’. Kësaj here PD e Bashës po shkon në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë e mbetura në vakancë; por po shkon duke u lazdruar se ‘ja ku jemi, po shkojmë’. Herën e kaluar nuk shkuan fare; dhe tani ‘hijen’ e quajnë fitore. PD e Bashës tani është si  në çastin kur “hiet e automobilavet e karrocave fillojnë të rrëshqesin nëpër dhè – atëhere ndër trotuare ja fillon një refren…”, shkruan Migjeni.

A do të ketë ‘nesër’?

Nesër PD e Bashkës do të ndodhet para një rreziku më të madh se ‘si hije’ sot. Paska ligjësi të çuditshme jeta! Ndërsa PD e Foltores po troket dyerve të ‘çirakëve’ për një vulë, PD e Bashkës mban mbi shpatulla ‘vulat’ e rënda të qeverisjes kur ishin bashkë ‘një e vetme PD’. Nuk po shikoj ndonjë ‘hije’ barre se si po tenton t’i lëshojë zoti Basha. Gjysma tjetër, PD- Basha, nuk po e denoncon qeverisjen e ‘luftës civile’, as të ‘grushtit të shtetit’, as të ‘korrupsionit të madh’, as të ‘minimit të shtetit’… PD provoi tre dekada se ishte një shtrembërim i vullnetit të kombit.

Basha nuk po jep as dëshminë e aktit të përbashkët të vrasjes shtetërore në oborrin e qeverisë në 21 Janar… PD e Bashës po mundohet me na e gërdit Atdheun dhe Demokracinë; dhe kjo, me siguri, nesër do ta kthejë në ‘një Zotni’ rruge duke trokitur aty- këtu me ‘refrenin ma fal noj send, Zotni’.

Unë po e shikoj vizatimin e këtij profili…, zot mos e afro më shpejt.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

“Lakmitar, pazarxhi, i paskrupullt e i pabesë”, Romeo Kara: Nëse ka një kokë që punon 24 orë për poshtërsira, ajo është koka e Metës

16/05/2022, 15:45
Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu
Forum

Politika amerikane, tallje të madhe me një komedian si Saliu

16/05/2022, 10:13
Strategjia detare 2035
Forum

Strategjia detare 2035

16/05/2022, 9:27
Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta 'shpëtojë'
Forum

Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta ‘shpëtojë’

15/05/2022, 22:21
Shansi “fatal” i presidentit të ri për opozitën
Forum

Shansi “fatal” i presidentit të ri për opozitën

15/05/2022, 20:17
Ende pa asnjë emër për Presidentin, digjet raundi i parë i votimit; çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament
Forum

Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe

15/05/2022, 15:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Basha publikon videon: Gati të ndryshojmë Shqipërinë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: Isha pajisur me armë prej 1 viti

Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: Isha pajisur me armë prej 1 viti

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

“Lakmitar, pazarxhi, i paskrupullt e i pabesë”, Romeo Kara: Nëse ka një kokë që punon 24 orë për poshtërsira, ajo është koka e Metës

16/05/2022, 15:45
Ish Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, takohet me Enkelejd Alibeajn dhe deputetët e PD

Ish Sekretari i Shtetit të SHBA i bën dalje Berishës, takohet vetëm me Alibeajn dhe deputetët anti-foltore

16/05/2022, 15:43

Grupi Vagner, historia pa filtra e ish-komandantit të ushtrisë së Putinit: Pse po pësojmë kaq shumë humbje

16/05/2022, 15:31

Komisioni Europian ul parashikimin për rritjen ekonomike në Shqipëri

16/05/2022, 15:26
Ardit Kërtusha

Sherri me armë zjarri në lokalin e Noizyt në Durrës, i plagosuri ish-kandidat për kryetar të PS

16/05/2022, 15:23
"Nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare nuk mbahet në qershor...", Xhaçka takim me Varhelyin; a do të ketë ndryshim kursi?!

“Nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare nuk mbahet në qershor…”, Xhaçka takim me Varhelyin; a do të ketë ndryshim kursi?!

16/05/2022, 15:15
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Anti-mafias Italiane (DIA) Maurizio Vallone është shprehur se mafia shqiptare që merret me trafikun e drogës, punon për mafien kalabreze ‘Ndrangheta’.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #drejtori #antimafia #itali #ndrangheta
  • Një rruge në Bronx të New Yorkut është emëruar sipas heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vendimi i marrë në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, është pritur mjaft mirë nga komuniteti shqiptar në këtë zonë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #skenderbeu #newyork #gjergjkastrioti
  • Thela e madhe për të madhin...

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #kryeminstri #edirama #korrupsion

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In