Aktualitet 1 Korrik 2022, 11:28

Fshehën pasurinë? Nga Zaganjori tek Ndreca e Dizdari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë

Shkruar nga Pamfleti
Fshehën pasurinë? Nga Zaganjori tek Ndreca e Dizdari, SPAK kërkon

Dyshime për spiunazh, SPAK kontrolle në shoqatën, banesat, zyrat dhe makinat e ish-anëtarëve të MEK; si u zbuluan përmes ish-muxhahedinit

Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë, të akuzuar për fshehje pasurie e evazion fiskal, me argumentin se s’ka vepër penale.

Mësohet se ish-gjyqtarët, të dorëhequr apo shkarkuar nga “fshesa” e vettingut, u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. Megjithatë, pas dy vitesh kohëzgjatje të hetimeve, SPAK paraqiti këtë të premte në GJKKO kërkesën për pushimin e çështjes ndaj 7 ish-gjyqtarëve:

Vendimi do të shpallet më  7 korrik ora 14:00.

Vlen të theksohet se, historia filloi në prillin e vitit 2020, kur Fran Dashi kallëzoi penalisht 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu në SPAK.

Prokuroria e Posaçme u vu menjëherë në lëvizje, duke nisur hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, të cilët ishin ish-anëtar të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Ndërkaq, pjesa tjetër iu dërgua Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan me argumentin se nuk ishin kompetencë e saj. Po ashtu, lista e mësipërme na lë të kuptojmë se vijojnë ende hetimet për: Bashkim Dedja, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli.

Aktualitet Ndreca SPAK Zaganjori