Kronike21 Prill 2022, 16:57

Fshehu trupin e vdekur të shokut të tij në bunker, arrestohet i riu në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Fshehu trupin e vdekur të shokut të tij në bunker, arrestohet i

Dy ditë më arë, Ilir Marku 36 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit që kishte bërë familja e tij, u gjend i pajetë në një bunker në zonën e Institutit në Tiranë.

Por detaje të reja kanë dalë në në dritë. Ditën e ngjarjes, bashkë me Ilir Markun, ka qenë edhe shoku i tij Mariglen Isufi, të cilët kanë qenë në afërsi të bunkerit, në një lëndinë me bar, ndërsa kanë konsumuar lëndë narkotike. Nga mbidoza, Marku ka humbur ndjenjat. Menjëherë pas ngjarjes, Mariglen Isufi është larguar për në banesë, duke e lënë mikun e tij të vetëm. Mëngjesin tjetër ka shkuar sërish tek i njëjti vend ku e ka gjetur Ilir Markun të vdekur.

Trupin e pajetë të 36-vjeçarit e ka tërhequr zvarrë për 10 apo 15 metra dhe e ka futur në brendësi të bunkerit, duke e mbuluar me kartona.

Pas dyshimeve se Marku konsumonte lëndë narkotike, policia intensifikoi kërkimet, ndërsa ra në gjurmët e viktimës. Pas veprimeve operative u identifikua edhe Mariglen Isufi, i cili është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “fshehje të kufomës”.

Pas arrestimit ai u tha hetuesve se nuk bëri denoncim në polici pasi kishte pasur frikë.

Kronike bunker humb jetën mbidozë