Aktualitet22 Prill 2019, 22:23

Fuga: Nuk votoj nëse opozita nik merr pjesë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
Fuga: Nuk votoj nëse opozita nik merr pjesë në zgjedhje

Fuga: Nuk votoj nëse opozita nik merr pjesë në zgjedhje

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “A Show” në “News 24” nga gazetari Adi Krasta u shpreh se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, ai nuk ka për të votuar.

“Në rast se opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, unë personalisht nuk do të votoj. Nuk mund të gjykoj dot nëse opozita me këtë lëvizje që po bën, po bën mirë apo keq. Këtë nuk e di dhe nuk kam si ta di, them mund të shikohet më vonë.

Opozita ka braktisur garën. Kjo lëvizje ka anë pozitive dhe negative për Shqipërinë. Se cila nga këta, ana pozitive a negativja prevalon në momentin e fundit, këtë nuk e di dhe nuk besoj se ka shqiptar që e di këtë”, tha Fuga.

Aktualitet Artan Fuga Nuk votoj nëse opozita nik merr pjesë në zgjedhje