
Fulhami befasoi Liverpulin në ndeshjen e parë, trajneri Klop nuk e fsheh zhgënjimin: Luajtëm shumë keq, s’e merituam fitoren
Liverpuli dështoi të merrte 3 pikë në ndeshjen e parë të kampionatit anglez, duke barazuar 2-2 në Londër ndaj Fulham. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klop nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin zhgënjyes që arriti ekipi i tij.
“Gjëja më e mirë e ndeshjes? Barazimi. Kemi bërë një lojë shumë të keqe dhe nuk e meritonim fitoren”, tha “timonieri” gjerman.
Sfida e radhës për Liverpulin është kundër Kristal Palas. Takimi do luhet në “Anfield Road” në orën 21:00, teksa rezultati i vetëm që mendohet te vendasit është fitorja.